Diplomati amerikan, dëshmitari Christopher Hill, është pyetur në Dhomat e Specializuara lidhur me një kabllogram ku thuhej se UÇK-ja përbëhej nga sektori Politik, i Informimit, i Logjistikës, i Policisë, Drejtësisë dhe ai i Operacioneve.
Lidhur me dokumentin e shkruar nga Shaun Byrnes, që ka udhëhequr Misionin Mbikëqyrës Diplomatik të Shteteve të Bashkuara (KDOM) gjatë luftës në Kosovë, ambasadori Hill tha se Byrnes ishte më i prirë se ai që të besonte se ekzistonte linjë hierarkike të komunikimit në UÇK.

“Unë e respektoj shumë Shaunin, por mendoj që kjo ishte një orvatje për të përshkruar një organizatë dhe mendoj që e kishte ekzagjeruar pak përshkrimin e kësaj organizate....Shauni, në themi në shërbimet e huaja, ishte shumë i ëmbël e karizmatik. Dilte, bisedonte me persona. Mbase mund t’ia ketë thënë dikush këtë gjë, por siç ndodh shpesh në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, informacionet shpesh nuk janë të vërteta dhe nuk kanë për synim ta informojnë personin, por të kenë ndikim te personi që duhet ta marrë këtë informacion. Pra kishte një përpjekje për të na bindur ne, për të na thënë ne, që kjo është një organizatë dhe ushtri vërtetë e strukturuar. Unë nuk e pash. Unë nuk e shihja si ai. Unë nuk e shihja atë që e shihte ai dhe të jem i sinqertë nuk pajtohem me deklaratën e tij dhe ia kam thënë këtë atij. Sigurisht që nuk mund t’ia censuroja kabllogramet Shaunit, por unë nuk ndaja të njëjtin mendim. Nuk do ta përshkruaja siç e ka përshkruar ai”, tha Hill.
Dita e tretë e dëshmisë së Christopher Hillit
I dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovë në kohën e luftës dhe ambasador...-
Hill për UÇK-në: Nuk ishte një grup personash i organizuar mirë që të kishin hierarki komanduese
-
Ish-këshilltari i Clarkut thotë se Thaçi ishte lider politik e jo ushtarak
-
Hill: Nëse shikohet historiku i Thaçit, s’mund të lëvizte gjërat brenda UÇK-së
-
Hill sot vazhdon dëshminë në Speciale
-
Hilli thotë se kontakti i parë me UÇK-në ishte me Xhavit Halitin në Tiranë