Ish-shefi i misionit mbikëqyrës diplomatik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shaun Byrnes, ka nisur të hënën dëshminë para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai po dëshmon në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Sipas tij, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk kishte ndikim mbi komandantët e zonave, të cilët sipas tij, blinin armë nga kolonelët e ushtrisë jugosllave
Disa ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë blerë armë edhe nga kolonelë të ushtrisë jugosllave që shërbenin në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë Shaun Byrnes, ish-shef i misionit mbikëqyrës diplomatik i Shteteve të Bashkuara.
Ai ka dëshmuar të hënën në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Dëshmitari Byrnes ka thënë se pas tetorit të vitit 1998, UÇK-ja po tentonte të riorganizohej duke zvogëluar numrin e zonave operative nga shtatë në tri. Mirëpo, sipas tij, këtë e kundërshtuan disa komandantë të zonave meqë, sipas tij, i kishin burimet, financat dhe mënyrat e tyre për të siguruar armatim.
“Remi na ka thënë që ai po blinte armë nga një kolonel i ushtrisë jugosllave në Shtabin e Korpusit të Prishtinës dhe koloneli e dërgonte një kamion plot me armë deri në Podujevë. Ai paguhej në marka gjermane. Rrahman Rama në Zonën e Shalës po bënte të njëjtën gjë dhe Ramushi po bënte të njëjtën, ma ka thënë vetë”, ka thënë Byrnes.
Ai ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk kishte ndikim te këta persona edhe për shkak të pavarësisë financiare që kishin komandantët.
Prokurori Ward Ferdinandusse e ka pyetur lidhur me autoritetin dhe rolin që kishte atëkohë Jakup Krasniqi në lirimin e të ndaluarve nga UÇK-ja. Sipas Byrnesit, 5 serbë të ndaluar në fshatin Likoc u liruan me urdhër të Krasniqit, ndonëse komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, nuk ishte i kënaqur me vendimin.
“Sami Lushtaku kishte kapur 5 serbë të moshuar që ishin rrëmbyer me ç’dukej një ditë më herët. Krasniqi më pyeti nëse duhej t’i lironim apo jo. Më pyeti mua, zotëri Walkerin dhe David Mayerin. Ne thamë ‘po’ dhe më pas ai dha urdhrin që të liroheshin këta 5 veta. Me sa më kujtohet mua, kjo ka ndodhur më 13 janar 1999. E rëndësishme është që unë kam qenë i pranishëm dhe më kujtohet vetë kur janë liruar 5 fshatarët e moshuar serbë”, është shprehur ai.
Ai ka deklaruar se brenda strukturave udhëheqëse të UÇK-së kishte edhe konflikte të brendshme.
E ish-presidenti Ibrahim Rugova, sipas Byrnesit, nuk e gëzonte besimin e UÇK-së.
“UÇK-ja nuk kishte besim te presidenti Rugova. Presidentin Rugova ata e shihnin si dikë që ishte i gatshëm të pranonte nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, pra ata e shikonin si një person që ishte i gatshëm të pranonte një marrëveshje që e linte Kosovën si pjesë të Serbisë. Edhe sipas Kushtetutës së vitit 1974, Kosova ishte gjerësisht e pavarur”, ka theksuar dëshmitari.
Byrnes udhëhoqi Misionin Mbikëqyrës Diplomatik të Shteteve të Bashkuara i njohur si KDOM nga gushti i vitit 1998 deri në korrik të ‘99-s. Ai pati shërbyer edhe në Ambasadën e SHBA-së në Beograd, në periudhën 1980 - 1984.
Si dëshmitar ishte paraqitur edhe para Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi në rastin ku gjykohej ish-zëvendëskryeministri i Jugosllaivsë, Nikola Shainoviq, ish-presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë jugosllave Dragoljub Ojdaniq, ish-komandanti i ushtrisë së tretë të forcave jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, ish-gjeneralkoloneli i Korpusit të Prishtinës, Vladimir Lazareviq, dhe ish-drejtori i policisë serbe në Kosovë, Sreten Lukiq.
Të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë mohuar çdo akuzë të Prokurorisë.
Ish-diplomati amerikan dëshmitar i ZPS-së në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Ish-shefi i misionit mbikëqyrës diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Shaun Byrnes, ka nisur dëshminë para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara.
Ai po dëshmon në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), si dhe me kërkesë të Departamentit të Shtetit.
Prokurori Ward Ferdinandusse po i shtron pyetje dëshmitarit Byrnes lidhur me rolin dhe autoritetin që kishte Jakup Krasniqi sa i përket lirimit të të ndaluarve nga UÇK-ja.
Dëshmitari tha se 5 serbë të ndaluar në fshatin Likoc, u liruan me urdhër të Krasniqit ndonëse komandanti i Zonës së Drenicës Sami Lushtaku nuk ishte i kënaqur me këtë vendim.
“Sami Lushtaku kishte kapur 5 serbë të moshuar që ishin kapur një ditë më herët, me ç’ dukej dhe më pyeti nëse duhej t’i lironim apo jo, më pyeti mua dhe zotin Walker dhe David Mayerin dhe ne thamë po dhe më pas ai dha urdhrin që të liroheshin këta 5 vetë. Me sa më kujtohet mua kjo ka ndodhur me 13 janar 1999. E rëndësishme është që unë kam qenë i pranishëm dhe më kujtohet vetë kur janë liruar 5 fshatarët e moshuar serb”, ka thënë Byrnes.
Byrnes, diplomat i pensionuar amerikan, kishte dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës në rastin e ish-gjeneralit të policisë serbe, Sreten Lukiq.
“Remi na ka thënë që ai po blinte armë nga një kolonel i Ushtrisë Jugosllave në Shtabin e Korpusit të Prishtinës dhe koloneli i dërgonte një kamion plotë me armë deri në Podujevë. Ai paguhej në marka gjermane. Rrahman Rama në Zonën Shalës po bënte të njëjtën gjë dhe Ramush Haradinaj po bënte të njëjtën, ma ka thënë vetë”, ka thënë Byrnes