Komision i veçantë pritet të formohet për rastin e Vahide Tashollit, nëna e cila lindi foshnjën pa përkujdesje mjekësore brenda klinikës së Gjinekologjisë.
Ndonëse rasti i saj është trajtuar nga komisioni disiplinor i QKUK-së, në të cilin kanë dyshime edhe për ndryshim të deklaratës së pacientes, është marrë vendim të formohet një komision i ri, raporton KTV.
Foshnja është ende nën përkujdesje mjekësore në klinikën e neonatologjisë dhe gjendja është stabile.
Mjeku që ishte edhe në ditën kritike në punë shpjegon se fëmija kishte pësuar lëndime serioze, duke iu shkaktuar gjakderdhje në cipën e trurit, për çka iu desh mjekim intensiv.
Vahide Tasholli, të martën e kaluar, lindi foshnjën pa përkujdesjen e duhur ani pse kishte paralajmëruar infermieren se procesi i lindjes kishte nisur.
Këtë rast e kishin dënuar Rrjeti i Grupit të Grave dhe shoqata për të drejtat e pacientëve, të cilët kanë kërkuar të merren masa për personat përgjegjës.
-
Shtohen pakënaqësitë për “dënimin” e rastit për foshnjën e rënë në dysheme
-
Policia njofton zyrtarisht për nisjen e hetimeve për lindjen pa përkujdesje mjekësore në Gjinekologji
-
Dëshmia rrëqethëse e nënës që lindi foshnjën pa përkujdesje në korridorin e Gjinekologjisë
-
Kërkohet paraburgim ndaj gjinekologut për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në Gjilan
-
KTV sjell detaje nga vdekja e 31 vjeçes në Klinikën e Gjinekologjisë