Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtohen pakënaqësitë për “dënimin” e rastit për foshnjën e rënë në dysheme

Komisioni disiplinor i QKUK-së i ka ndëshkuar vetëm me nga një vërejtje me shkrim mjekët e Gjinekologjisë, të cilët nuk ishin në vendet e tyre të punës kur foshnja e porsalindur e Vahide Tashollit ra në dysheme, raporton KTV.

Prindërit presin që drejtësia të vendosë dënimin meritor për këta mjekë.

Ndërkaq, anëtarë të Komisionit për mbledhjen e fakteve shprehen të pakënaqur me këtë vendim, të cilin e vlerësojnë si jo të duhur krahas rastit të ndodhur.

Drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj kishte premtuar se për këtë rast do të angazhonte një komision me anëtarë nga jashtë QKUK-së por që nj gjë e tillë nuk ka ndodh pasi sërish vendosi Komisioni Disiplinor.