Një grua 31-vjeçare është rrëzuar nga kati i tretë i Gjinekologjisë në QKUK.
Kjo ka ndodhur një muaj pasi që ajo ka lindur në të njëjtin repart, foshnjën e cila jo zyrtarisht është mësuar se ka pasur gjendje jo të mirë shëndetësore, raporton KTV.
Mjekët konfirmojnë se viktima ka vdekur rreth orës 15.
Viktima ka qenë e shoqëruar me bashkëshortin e saj në momentin kur ka rënë nga kati i tretë.
E gjendja e foshnjës ishte përmirësuar ndërkohë dhe së shpejti pritej lirimi i saj.
Policia po e cilëson vdekjen si të dyshimtë.
Edhe
QKUK-ja dhe Policia konfirmojnë vdekjen e një gruaje në Gjinekologji
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se nga objekti i Gjinekologjisë në QKUK ka rënë një person (femër B.S 1986). E njëjta është dërguar në emergjence për tretman mjekësor nga ku jemi njoftuar se ka vdekur. Rasti në polici me urdhër te prokurorit është hapur si vdekje e dyshimtë dhe me të po merren njësiti i hetimeve”.
As stafi i spitalit e as policia nuk ka dhënë më shumë detaje rreth rastit në fjalë.