Një grua e cila është gjetur e shtrirë në tokë në Prishtinë të hënën, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor që e kanë marrë viktimën për trajtim mjekësor.
“Derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Policia nuk ka bërë të ditur për moshën e viktimës.
Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime.
Artikuj të ngjashëm
-
Një person gjendet i vdekur në rrugë në Prishtinë
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Vdiq një grua në QKUK, policia po e heton rastin
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia po e trajton vdekjen e një gruaje në QKUK si shtytje në vetëvrasje