Nëntë muaj pritjeje për të lindur foshnjën e saj të tretë Vahide Tasholli i përmbylli si është më së keqi.
Në ditën që priste të lindte, aty ajo përjetoi tmerrin kur djali i ra në dysheme në mungesë të kujdesit nga stafi shëndetësor.
Nëna e tre fëmijëve tashmë tregon se ishte e vetëdijshme që është në përfundim të procesit të lindjes, por megjithatë, infermierja që e përcolli nuk e mori parasysh paralajmërimin e saj.
Tashmë brenga e saj është gjendja e fëmijës, i cili pësoi gjakderdhje të brendshme, pasi ishte përplasur në tokë. Për këtë rast nuk ka dashur të flasë askush nga stafi.
Ata vetëm kanë konfirmuar përmes një komunikate se janë duke e hetuar rastin. Ky rast është duke u hetuar edhe nga policia e Kosovës.
Edhe
Hetime të reja rreth rastit të lindjes së foshnjës pa përkujdesje mjekësore në Gjinekologji
Zyrtarë të këtij institucioni kanë konfirmuar për KTV-në se është hapur ky rast dhe po trajtohet nga njësitet e stacionit policor të jugut, si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që në klinikat e SHSKUK-së ndodh që për shkak të neglizhencës së stafit të pësojnë edhe foshnjat e porsaardhura në jetë apo nënat e tyre.
Dëshmia rrëqethëse e nënës që lindi foshnjën pa... by kohanet
-
Policia njofton zyrtarisht për nisjen e hetimeve për lindjen pa përkujdesje mjekësore në Gjinekologji
-
KTV sjell detaje nga vdekja e 31 vjeçes në Klinikën e Gjinekologjisë
-
Shtohen pakënaqësitë për “dënimin” e rastit për foshnjën e rënë në dysheme
-
Papërgjegjësia për foshnjën që ra në pllaka ndëshkohet me një vërejtje