Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho, i cili ka qenë këto ditë në Tiranë, ku është takuar me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Carlo Bollino në Report Tv, ku ka saktësuar qëllimin e vizitës së tij si dhe nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e sistemit gjyqësor dhe luftimin e krimit të organizuar.
I pyetur a ka politikanë shqiptarë dhe dosje për ta të cilat të jenë duke u gjykuar apo hetuar nga organet e drejtësisë në Itali, De Raho ka theksuar se në Itali nuk ka hetime për asnjë politikan shqiptar për momentin.
De Raho ka bërë të ditura disa të dhëna befasuese lidhur me numrin e shqiptarëve të inkriminuar apo që janë në hetim në Itali. Prokurori i Antimafies italiane hodhi dritë edhe mbi përmasat dhe rolin e ri që ka krimi i organizuar shqiptar, i cili ai tha se tashmë ndodhet në një nivel me mafiet autoktone italiane.
- Prania juaj në Tiranë ngre shumë hipoteza duke qenë se ju takuat edhe prokuroren e përgjithshme. A u fol për ndonjë dosje specifike, për ndonjë hetim specifik? Dhe veçanërisht a ka hetime në Itali që kanë të bëjnë me politikanë shqiptarë, apo me figura institucionale shqiptare?
- Nuk më rezulton të them të drejtën që të ketë, e megjithatë ndaj shqiptarëve, jo politikanë, kemi çështje të hapura për të paktën 1 mijë persona.
Edhe
Organizata kriminale shqiptare dhe aleanca me mafien italiane
- Shqiptarë banues në Itali, apo shqiptarë që ndodhen në Shqipëri?
- Shqiptarë që ndodhen në Itali dhe pjesërisht shqiptarë që janë në Shqipëri. Janë procedime penale, që kanë pikërisht për qëllim që të dallojnë individët e organizatave kriminale që veprojnë në Itali. Kjo është një e dhënë domethënëse, sepse dëshmon se cila është pesha e veprimtarisë së kriminalitetit shqiptar.