Ambasadori gjerman në Kosovës, Christian Heldt, ka kërkuar unitet nga partitët politike në Kosovë në luftën kundër pandemisë.
Ai këtë thirrje e ka bërë të premten gjatë dorëzimit të një donacioni prej 6 mijë teste PCR për COVID-19, që Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë i ka dhuruar Kosovës.
Heldt po ashtu ka bërë thirrje që të mbahet distanca fizike e po ashtu të mbahen maskat.
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se ky donacion do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve për IKSHPK-në. Ai ka thënë se numri i rasteve në Kosovë me COVID-19 është në rritje, ndërsa ka shtuar se ka kërkuar që çdo katër orë të marrin raport për gjendjen e pacientëve.

-
Heldti përgëzon Qeverinë e Kosovës për punën kundër COVID-19
-
Gjermania ndihmon Kosovën me 150 mijë teste rapide antigjente
-
279 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
SHSKUK-ja pranon një donacion nga OBSH-ja dhe Gjermania me vlerë 2.15 milionë euro
-
Abott: Britania dëshiron të mbështesë Kosovën në arsim dhe shëndetësi