Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abott: Britania dëshiron të mbështesë Kosovën në arsim dhe shëndetësi

Mbretëria e Bashkuar është e interesuar që të mbështesë Kosovën, në luftën e saj kundër virusit, në arsim dhe në shëndetësi. Veç tjerash, shprehet e shqetësuar edhe për numrin e madh të rasteve me COVID, dhe atyre që humbën betejën me COVID-19.

Kështu u tha në hapjen e fushatës për promovimin e sjelljeve të duhura në parandalimin e COVID-19, nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se këto mesazhe janë mirëkuptimi për festat e fundvitit në një situatë pandemike.

Zemaj shtoi se shpreson se shumë shpejt të gjithë komunat do të jenë në zonat e gjelbërta.

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott theksoi se janë të interesuar të ndihmojnë Kosovën në dy fusha, atë të edukimit dhe arsimit. Ndërkohë, shtoi se është e nevojshme që qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbrojnë familjarët dhe shëndetin e tyre.

“Mbretëria e Bashkuar dëshiron të mbështesë Kosovën në luftën e saj kundër virusit, në dy fusha jetike: në shëndetësi dhe në arsim, dhe në të njëjtën kohë, ne jemi mirënjohës për mundësinë për të punuar me Kombet e Bashkuara në Kosovë. Si rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta, ne po mbështesim këtë fushatë të rëndësishme, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin, se si secili prej nesh mund të veprojë kundër virusit që po prek gjithë botën. Në muajt e fundit, ne kemi parë një rritje të numrit të rasteve të të infektuarve, qoftë këtu apo në MB. Ne jemi të shqetësuar për numrin e rasteve që po përfundojnë me vdekje”, tha ai.

Ndërsa, Koordinatorja e Zhvillimit e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, theksoi se pandemia është në mesin tonë, duke shtuar se maska, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve janë të domosdoshme.

Edhe Zemaj: Doza e tretë e vaksinës anti-COVID të bëhet e obligueshme Arbëri Zemaj: Doza e tretë e vaksinës anti-COVID të bëhet e obligueshme

Thirrje për kujdes bëri edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, i cili tha se është obligim që të këshillojmë njëri-tjetrin për zbatim të masave.

“Do të jenë prioritet punëtorët shëndetësorë, të moshuarit dhe të sëmurit kronikë. Por pastaj edhe kategoritë të tjera, por sigurisht që çdo kush që është i interesuar do të vaksinohet falas. Kjo neve na bën të inkurajuar që ta ruajmë shëndetin tonë dhe qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 385 raste të reja me COVID-19, ndërsa shtatë persona kanë humbur betejën me këtë infeksion/KsP.