Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri: Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen.

“Dita 247. Fatkeqësisht, në javën e fundit kemi regjistruar 11 të vdekur në Gjilan si pasojë e COVID-19. Gjendja në Spital dhe QKMF është e rënduar. QKMF tashmë po funksionon me tri ekipe në terren, ku gjatë të enjtes janë realizuar 86 vizita në shtëpi. Në anën tjetër, Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen dhe po bëjmë përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem”, ka thënë ai.

Haziri ka deklaruar sot se do t'i ndihmojnë spitalit duke siguruar mjete financiare nga buxheti komunal për blerjen e oksigjenit. Kreu i Gjilanit ka deklaruar se sigurimi i oksigjenit për spitalin nuk është detyrë e komunës por e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Megjithatë deklaron se komuna ka vullnet t’i ndihmojë spitalit për shkak se numri i pacientëve të cilët janë të shtrire është mbi 50.

Ai ka deklaruar se ato mjete buxhetore të cilat nuk i ka shpenzuar do t'i ridestinoj për ndihmë për spitalin.

Haziri tha se për shkak të gjendjes së rëndë, komuna ka vendosur që t’I falë qiratë për të gjithë ata që kanë marrëveshje partneriteti me objektet që janë në pronësi komunale.

Ndërkaq nga Spitali i Gjilanit, doktor Ukshin Ismaili ka kërkuar nga qytetarët respektimin e masave mbrojtëse poashtu edhe ka udhëzuar që të mos frekuentohet për vizita Spitali Regjional.

Edhe Gjilani ngre në nivelin e tretë gjendjen e gatishmërisë për përballje me COVID-19 Arbëri Gjilani ngre në nivelin e tretë gjendjen e gatishmërisë për përballje me COVID-19

“Apeli është që të mbahet maska dhe distanca. Spitali për momentin është në aktivitet të plot me stafin e vet për të menaxhuar në këto rrethana. Kemi hapur edhe njësi tjera për pacientët me COVID-19. Mos bëni vizita të panevojshme në Spitalin e Gjilanit” ka thënë Ukshini.

Deri tash, në Gjilan në total janë 1960 të infektuar me koronavirus, tash 493 raste active dhe 60 të vdekur.