Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri u ka bërë sonte thirrje qytetarëve të kësaj komune që të vaksinohen, si mënyra e vetme e parandalimit të infeksionit koronavirus.
Apeli i kreut të Gjilanit vjen në kohën kur kjo komunë ka 1416 raste aktive, 91 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm, ndërkaq 221 mostra janë në pritje për rezultatet.
“Gjendja me COVID-19 në komunën tonë, sikur edhe në tërë Kosovën, është alarmante. Ju lutem shumë që të vaksinoheni në mënyrë masive sepse është e vetmja mënyrë parandalimit të infeksionit me COVID-19. Po ashtu, apeloj që t’i zbatoni masat kundër përhapjes së këtij virusi”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Gjilan janë regjistruar 8.141 raste pozitive, prej tyre 6.672 janë shëruar, 152 e kanë humbur betejën.
Në komunën e Gjilanit janë gjithsej 35.578 persona të vaksinuar.
-
Haziri: Gjendja me COVID-19 në Gjilan vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rënduar
-
Haziri kërkon vaksinim 24 orë në 7 ditë
-
160 raste aktive me COVID-19 në Gjilan
-
Haziri: Vaksinimi nuk nënkupton që pacienti ka shpëtuar nga koronavirusi
-
Haziri apel qytetarëve për respektim të masave anti-Covid: Lajmërohuni nëse keni simptoma