Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu për ankesat e të burgosurve për lirimin me kusht: Vendimet refuzohen pa arsye

EULEX-i ka prezantuar të enjten Raportin Monitorues për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë, i cili e mbulon periudhën prej muajit mars 2022 deri në shtator 2022, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ankesat më të shpeshta të të burgosurve janë që lirimi me kusht iu refuzohet pa arsye.

Haxhiu ka thënë se qëllim i Ministrisë mbetet që të garantojnë sistem të besueshëm të drejtë dhe të pavarur, por edhe profesional.

Sipas saj, dënimi me burgim nuk duhet të jetë masa e vetme për sigurinë publike, sidomos kur është fjala për krimet që nuk kana rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Si Ministri e Drejtësisë, kemi për qëllim që të garantojmë një sistem të besueshëm të drejtë dhe të pavarur, por edhe profesional. Drejtësia penale është shtyllë e sistemit të së drejtës. Dënimi me burgim nuk duhet të jetë masa e vetme për sigurinë publike, sidomos kur është fjala për krimet që nuk kana rrezikshmëri të lartë shoqërore, e të përdoret lirimi me kusht. Lirimi me kusht nuk është vetëm proces ligjor, por edhe njerëzor apo human. Në vendet demokratike siç është edhe Republika e Kosovës, lirimi me kusht është instrument i zakonshëm”, ka thënë Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se në vizita në qendra korrektuese të burgosurit i janë ankuar se vendimet e lirimit me kusht, konsiderohet që janë vendime standarde e që shumica refuzohen pa arsyeje.

Edhe Refuzimi pa arsye për lirim me kusht, ankesa kryesore e të burgosurve Arbëri Refuzimi pa arsye për lirim me kusht, ankesa kryesore e të burgosurve

“Nëse një person i dënuar ka treguar sjellje të mirë, dhe ka pranuar përgjegjësinë ë tij, atëherë duhet të ekzistojë mundësia për lirimin me kusht. Po punojmë në përmirësimin e lirimit me kusht, në përmbushjen e standardeve. Një prej ankesave më të shpeshta e të burgosurve, kanë qenë vendimet e planit për lirim me kusht, konsiderohet që janë vendime standarde e që shumica refuzohen pa arsyeje”, ka shtuar Haxhiu.

Shef i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se raporti përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet lidhur me aplikimin e lirimit me kusht nga gjashtë institucione korrektuese në tërë Kosovën. /EO