Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka të qartë se çfarë do – të konstituohet Kuvendi i Kosovës e më pas të procedohet me formimin e qeverisë së re.
Por, ajo ka thënë se opozita nuk po di se çfarë do.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është e qartë se çfarë do opozita. Në vazhdimësi, siç e keni parë, ka qëndrime të ndryshme. E qartë se ata kanë preferenca, emra të përveçme. Por, ne bazohemi në të drejta kushtetuese e të drejtat kushtetuese vlejnë më tepër se çfarëdo preference. I takon Lëvizjes Vetëvendosje të bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Për VV-në me rëndësi të votohet Komisioni, të konstituohet Kuvendi e të hapet rruga për formimin e qeverisë”, ka thënë Haxhiu, pas dështimit të 19-të për konstituim të Kuvendit.
Haxhiu po propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, por nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për t'u zgjedhur.
Ajo ka thënë se VV-ja ka qenë e qartë se nuk do ta ndryshojë propozimin për kryetar të Kuvendit.
“Nëse vazhdojmë me preferenca siç do opozita, atëherë do të kemi kryetar që i pëlqen opozitës, dhe nënkryetarë që i pëlqejnë pozitës. Nuk jemi për t’i pëlqyer njëri-tjetrit. Jemi parti politike dhe duhet të sillemi sipas rregullave kushtetuese. Situata është e qartë. Qëndrimi i Vetëvendosjes dihet. Ka tashmë plan për të penguar konstituimin e Kuvendit, por mendoj se është vendim i gabuar. Qytetarët presin nga ne ta konstituojmë Kuvendin e ta formojmë qeverinë”, ka thënë Haxhiu.