Lëvizja Vetëvendosje është ende në pritje të një konsensusi për zgjedhjen e presidentit.
Kryetarja e Kuvendit, njëherësh ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se e tërë java do tyë duhej të shfrytëzohej në drejtim të arritjes së konsensusit.
“Ende jemi në pritje të një konsensusi s sa përket çështjes së presidentit të ardhshëm. Mendoj që është gabim që një javë para përmbylljes së afatit për presidentit të dilet me përfundimin se kjo çështje është e mbyllur sepse është dashur që gjithë kjo javë të shfrytëzohet në drejtim të arritjes së konsensusit. Vendit nuk i duhet zgjedhjet e jashtëzakonshme. Situata aktuale po ngjason me atë të vitit të kaluar kur nuk kishte vullnet për të dalë nga bllokada e krijuar”, ka theksuar Haxhiu.
Ajo ka kërkuar që palët të refkeltojnë.
“Palët të reflektojnë, të kihet parasysh mesazhi që kanë dhënë qytetarët në zgjedhjet e dhjetorit dhe kushdo që mendon se mund të ndryshojë diçka nga rezultati i dhjetorit e ka gabim”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka thënë se opozita nuk ka dhënë ende ndonjë emër për president dhe ka ritheksuar gatishmërinë për tërëheqje nga pozita e kryeparlamentares.
“Unë ende sot nuk e di emrin e opozitës për president, nuk kam dëgjuar publikisht që dy subjektet kanë dhënë ndonjë emër. Ta bëjnë këtë, t’i propozojnë emrat dhe pastaj i trajtojmë. Me mungesën e vullnetit në takime dhe një emri konsensual po e dëmtojnë Kosovën. Nëse kanë vendosur kështu ne s’kemi çfarë u bëjmë. Kur i kam dëgjuar se një subjekt nuk bën tri pozita të larta, kam thënë se nëse pozita e kryeparlamentarit e shpëton vendin nga zgjedhjet, atëherë le ta votojmë presidentin dhe unë dorëhiqem. Nuk kam parë reflektim”, ka theksuar Haxhiu.
Edhe
Vetëvendosje insiston në kandidatë jopartiakë për president
Dy subjektet më të mëdha opozitare, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike i kanë shpallur të mbyllura përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje për presidentin.
PDK-ja refuzoi të marrë pozitën e kryeparlamentarit në këmbim të votave për president dhe nënkryetarit të Kuvendit. E LDK-ja, përpos kësaj alternative, ka refuzuar edhe t’i bashkohet Kurtit në qeverisje.
Të martën është dita e fundit deri kur legjislatura e 10-të mund ta zgjedhë presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh.