Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka emëruar Vasfije Krasniqi Goodmanin dhe Shyhrete Tahirin, të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.
“Gjatë takimit u vlerësua guximi dhe qëndrueshmëria e tyre, si dhe roli i rëndësishëm që kanë luajtur në thyerjen e heshtjes dhe në kërkimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. U theksua se zëri i tyre ka ndihmuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe seriozitet, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe se angazhimi i tyre tashmë ka edhe dimension institucional”, bëhet e ditur në një njoftim të Zyrës së Presidencës.
Në takim është diskutuar edhe për forcim të mbështetjes për të mbijetuarat dhe për avancimin e të drejtave të tyre.
“Institucionet do të vazhdojnë angazhimin për dinjitet, drejtësi dhe trajtim të barabartë”, përfundon komunikata.
-
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim që u mbajt gjatë në heshtje
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë
-
Ndizen qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës
-
Haxhiu: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë kriminelët që po i strehon
-
“Ma kthe dritën” - Kuvendi mban seancë solemne për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës