Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është distancuar nga deklaratat e zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, që e akuzoi palën ndërkombëtare se ka nxitur trazira në veri në disa raste.
Ajo ka thënë se kjo është deklaratë e papranueshme dhe nuk e paraqet qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Qeverisë.
“Distancohem nga kjo deklaratë. Nuk e di saktësisht çka ka thënë. Por nëse është kështu, unë distancohem. Ky nuk është qëndrim i yni. S’është i VV-së. S’është i qeverisë. S’mund të jap përgjigje pa i pasur informatat e duhura. Kjo deklaratë duhet të trajtohet. Ne e dimë kush i ka bërë trazirat në veri. E dimë që strukturat kriminale, terroristët serbë që dirigjohen nga Serbia i kanë...”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së.
Haxhiu ka thënë se këto deklarata duhet të hetohen.
-
Haxhiu: Institucionet do të ndërmarrin veprime në veri, nëse shkelet obligimi për respektimin e simboleve
-
Haxhiu: Aktakuza ndaj Hajdarit është e motivuar politikisht
-
Haxhiu e Kurti duan largimin e gjyqtarëve serbë të dorëhequr
-
Haxhiu – ndërkombëtarëve: Kush nga ju do të lejonte gjyqtarë e prokurorë që dirigjohen nga një shtet tjetër
-
Britania e shqetësuar me refuzimin e kërkesës së prokurorëve serbë për t’u kthyer në punë