Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është shkarkuar një ditë pasi u shpreh se në disa raste bashkësia ndërkombëtare ka nxitur trazira në veri të Kosovës.
Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Vokrri të enjten përmendi edhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, si një nga personat, që sipas tij, ka nxitur trazira. E një ditë më pas, Qeveria ka njoftuar se ai është shkarkuar.
Në komunikatë është thënë se deklaratat e Vokrrit nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit. Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
VIDEO: Deklarata e Vokrrit
-
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari
-
Haxhiu distancohet nga deklarata e zv.ministrit Vokrri se ndërkombëtarët nxitën tensione në veri
-
Çitaku-Vokrrit: Përfaqëson politikë që prodhon tension e izolim
-
Vokrri: Ndërkombëtarët nxitën vetë trazirat në veri në disa raste, Orav një nga ta
-
Heqja e vizave për shtetasit me pasaporta të Serbisë, Vokrri: Precedent për situata përtej rajonit