Pas përfundimit të procesit të kalimit të pushtetit në komunat veriore, në Prishtinë janë dhënë mesazhe për kryetarët që i takojnë Listës Serbe. Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se do të ndërmerren veprime në rast se preken simbolet shtetërore.
Pavarësisht se një ditë më parë në komunat e veriut kaloi pa tensione dhe konform kushtetutës kalimi i pushtetit tek kandidatët e Listës Serbe që fituan zgjedhjet lokale, është shprehur drojë se nga ta mund të priten veprime që cenojnë rendin kushtetues.
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë për Kosovapress se institucionet do të reagojnë nëse ndërmerren veprime të këtilla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhiu ka insistuar se Lista Serbe ka mbetur e njëjtë, pavarësisht se i është ndryshuar udhëheqja pas sulmit terrorist në Banjskë, përgjegjësinë për të cilin e mori Milan Radoiçiq, i cili atëkohë ishte nënkryetar i këtij subjekti politik që ka mbështetjen e Serbisë.
Prandaj, theksoi se ndërkombëtarët duhet ta mirëkuptojnë Vetëvendosjen që është kundër certifikimit të kësaj partie, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Ata e dinë se kryetari formal i Listës Serbe është kryeterroristi Milan Radoiçiq, i cili nuk po dorëzohet nga Serbia në Republikën e Kosovës. Rrjedhimisht, Lista Serbe dirigjohet nga Radoiçiq dhe nga Vuçiqi. Në këtë drejtim, ju e dini se asnjëherë Lista Serbe nuk është distancuar nga sulmi terrorist...”, ka shtuar ajo.
Në mbledhjen e 2 dhjetorit KQZ-ja nuk e certifikoi Listën Serbe, meqë krahas votës kundër që dhanë dy anëtarët e Vetëvendosjes, abstenuan shtatë anëtarë të tjerë. Vendimi nxiti reagime të mëdha ndërkombëtare.
E, të premten PZAP-ja e urdhëroi KQZ-në ta konfirmojë certifikimin, pasi konsideroi se vendimi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.