Sokol Havolli nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se sa i përket presidentit, LDK-ja nuk do të ketë votë për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit.
“Zgjedhja e presidentit kërkon konsensus politik. Osmani e ka pasur mbështetjen para 5 vjete nga LDK, me dakordimin e përgjithshëm politik se do ta bëjë një përfaqësim të unitetit por e dimë se ajo ka përfaqësuar interesin më shumë të LVV-së, dhe në rrethanat ku jemi ne nuk ndjejmë asnjë detyrim që të votojmë... Nëse VV do me çu Kosovën në zgjedhje edhe një herë për karrigen e Vjosa Osmanit, ajo nuk është përgjegjësi e LDK-së, është përgjegjësi e VV-së”, ka thënë ai.
Havolli ka theksuar se partia e tij nuk e ka pritur rezultatin që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, por se nuk e shuan ambicien që të rikthehet si e para.
“LDK-ja asnjëherë nuk e shuan ambicien për t; rikthyer si parti e parë në vend dhe punon për këtë. Punon me program serioz”, u shpreh ai.
Pas njoftimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se do ta ofrojë dorëheqjen e tij, Havolli ka theksuar se ai nuk duhet të largohet nga kjo pozitë.
Havolli në emisionin “Interaktiv” ka shtuar se me PDK-në e LVV-në janë në rivalitet politik dhe se LDK nuk bashkëpunon me to.
-
Osmani: VV-ja s’ka arsye për të refuzuar emrin tim
-
Oferta e re e LVV-së për presidentin: PDK-ja refuzon, LDK-ja përmend Osmanin
-
LDK-ja hap dyert për Osmanin dhe thërret për bashkim të së djathtës
-
Abdixhiku për presidentin: S'kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Osmanit
-
Ukshini: LDK-ja i ka dalë hakut Vjosa Osmanit