Ish-diplomati Sylë Ukshini, duke komentuar përgjigjen e kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku për KOHËN, në të cilën lë të kuptohet se nuk e mbështesin Vjosa Osmanin edhe për një mandat për presidente, ka thënë se LDK-ja megjithatë i ka dalë hakut Osmanit.
“Njerëzit nuk duhet të kenë ambicie të shfrenuara. Mbi këtë pikëpamje Vjosa Osmanit, LDK-ja i ka dalë jashtëzakonisht hakut. Isa Mustafa e nominoi për kryeministre ndërsa Lumir Abdixhiku në këtë pikë është me satisfaksion të plotë që para pesë vitesh ka kontribuar që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente. Kosova është pak më e gjerë, pak më e madhe dhe mendoj se njeriu duhet egon e vet ta frenojë dhe t'i japë shans edhe njerëzve të tjerë”, ka thënë Ukshini në emisionin “Interaktiv” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një përgjigje për KOHËN gjatë ditës, ka thënë se nuk do të përkrahë asnjë kandidat për president pa marrëveshje politike.
Abdixhiku e deputetët e tjerë të LDK-së, duke qëndruar në sallë, patën ndihmuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, pesë vjet më parë. Por, kryetari i LDK-së, të hënën nuk ka dhënë sinjale se do të veprojë njëjtë për të mundësuar kuorumin.
Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.
Në dy raundet e para, për zgjedhje të presidentit nevojiten 80 vota për, e në raundin e tretë mjaftojnë 61 për, me kushtin që në sallë të jenë 80 deputetë.