---
description: Ish-diplomati Sylë Ukshini, duke komentuar përgjigjen e kreu të LDK-së Lumir Abdixhiku për KOHËN, në të cilën lë të kuptohet se nuk e mbështesin Vjosa Osmanin e
title: "Ukshini: LDK-ja i ka dalë hakut Vjosa Osmanit"
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/12/f317c00e-d7f6-423d-860d-b41280b46561.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Ukshini: LDK-ja i ka dalë hakut Vjosa Osmanit

![Syle Ukshini](https://resources.koha.net/images/2026/January/12/f317c00e-d7f6-423d-860d-b41280b46561.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 12 janar 2026 23:07
- Shpërndaje në:

- 12 janar 2026 23:07
- Shpërndaje në:

Ish-diplomati Sylë Ukshini, duke komentuar përgjigjen e kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku për KOHËN, në të cilën lë të kuptohet se nuk e mbështesin Vjosa Osmanin edhe për një mandat për presidente, ka thënë se LDK-ja megjithatë i ka dalë hakut Osmanit.

“Njerëzit nuk duhet të kenë ambicie të shfrenuara. Mbi këtë pikëpamje Vjosa Osmanit, LDK-ja i ka dalë jashtëzakonisht hakut. Isa Mustafa e nominoi për kryeministre ndërsa Lumir Abdixhiku në këtë pikë është me satisfaksion të plotë që para pesë vitesh ka kontribuar që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente. Kosova është pak më e gjerë, pak më e madhe dhe mendoj se njeriu duhet egon e vet ta frenojë dhe t'i japë shans edhe njerëzve të tjerë”, ka thënë Ukshini në emisionin “Interaktiv” në KTV.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një përgjigje për KOHËN gjatë ditës, ka thënë se nuk do të përkrahë asnjë kandidat për president pa marrëveshje politike.

Abdixhiku e deputetët e tjerë të LDK-së, duke qëndruar në sallë, patën ndihmuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, pesë vjet më parë. Por, kryetari i LDK-së, të hënën nuk ka dhënë sinjale se do të veprojë njëjtë për të mundësuar kuorumin.

Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Në dy raundet e para, për zgjedhje të presidentit nevojiten 80 vota për, e në raundin e tretë mjaftojnë 61 për, me kushtin që në sallë të jenë 80 deputetë.

[#vjosa osmani](https://www.koha.net/tag/vjosa-osmani) [#LDK](https://www.koha.net/tag/ldk) [#Sylë Ukshini](https://www.koha.net/tag/syle-ukshini)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ukshini: Abdixhiku dhe Osmani kanë dalë nga shinat e Rugovës](https://resources.koha.net/images/2026/September/08/4f5709f7-72d4-41f7-99ca-bbc748d68586.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 sht 2026 Ukshini: Abdixhiku dhe Osmani kanë dalë nga shinat e Rugovës](https://www.koha.net/arberi/ukshini-abdixhiku-dhe-osmani-kane-dale-nga-shinat-e-rugoves)
- [![Osmani për Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme, disa bëhen frymëzim](https://resources.koha.net/images/2026/July/30/36958254-35db-4d06-9a85-4a70b10ca34d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 kor 2026 Osmani për Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme, disa bëhen frymëzim](https://www.koha.net/arberi/osmani-per-abdixhikun-jo-cdo-fitore-eshte-e-zakonshme-disa-behen-frymezim)
- [![LDK-ja hesht lidhur me nismën për shkarkim të Abdixhikut](https://resources.koha.net/images/2026/March/02/251fbd52-be9e-4151-b8f3-305da605621c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 6 kor 2026 LDK-ja hesht lidhur me nismën për shkarkim të Abdixhikut](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ldk-ja-hesht-lidhur-me-nismen-per-shkarkim-te-abdixhikut)
- [![Osmani pas takimeve në LDK thotë se s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut](https://resources.koha.net/images/2026/May/10/345c3d98-d254-47c3-9180-95057b8fb6fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 kor 2026 Osmani pas takimeve në LDK thotë se s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut](https://www.koha.net/arberi/osmani-pas-takimeve-ne-ldk-thote-se-seshte-deponuar-asnje-nenshkrim-per-shkarkimin-e-abdixhikut)
- [![Përçarjet në LDK e nxjerrin jashtë lojës Osmanin si kandidate për president](https://resources.koha.net/images/2025/November/05/5300eef2-5f48-45c1-973b-10b72d94c840.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 qer 2026 Përçarjet në LDK e nxjerrin jashtë lojës Osmanin si kandidate për president](https://www.koha.net/arberi/percarjet-ne-ldk-e-nxjerrin-jashte-lojes-osmanin-si-kandidate-per-president)

[Arbëri.]() [Rama: Janë plagosur më shumë policë sesa protestues](https://www.koha.net/arberi/rama-jane-plagosur-me-shume-police-sesa-protestues)

[Arbëri.]() [Shqipëria hyn në ditën e tetë të protestave](https://www.koha.net/arberi/shqiperia-hyn-ne-diten-e-tete-te-protestave)

[Botë.]() [Alberta voton për të mbetur pjesë e Kanadasë](https://www.koha.net/bote/alberta-voton-per-te-mbetur-pjese-e-kanadase)

[Arbëri.]() [Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot diskuton për Kosovën](https://www.koha.net/arberi/keshilli-i-sigurimit-i-okb-se-sot-diskuton-per-kosoven-2)

[Botë.]() [“Jam ende fëmijë”: Thatësira i detyron familjet afgane t’i shesin vajzat për martesë](https://www.koha.net/bote/jam-ende-femije-thatesira-i-detyron-familjet-afgane-ti-shesin-vajzat-per-martese)

[Arbëri.]() [Vdiq Osman Osmani, një prej themeluesve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane](https://www.koha.net/arberi/vdiq-osman-osmani-nje-prej-themeluesve-te-lidhjes-qytetare-shqiptaro-amerikane)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ukshini: LDK-ja i ka dalë hakut Vjosa Osmanit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ukshini-ldk-ja-i-ka-dale-hakut-vjosa-osmanit","datePublished":"2026-01-12T23:07:44+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:30:09+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":280,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-diplomati Sylë Ukshini, duke komentuar përgjigjen e kreu të LDK-së Lumir Abdixhiku për KOHËN, në të cilën lë të kuptohet se nuk e mbështesin Vjosa Osmanin e","url":"https://www.koha.net/arberi/ukshini-ldk-ja-i-ka-dale-hakut-vjosa-osmanit","keywords":"vjosa osmani, LDK, Sylë Ukshini","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/12/f317c00e-d7f6-423d-860d-b41280b46561.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
