Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hasani për zvarritjet e Speciales: Po të dërgohen në Gjykatën e Strasburgut, do të gjente shkelje

Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se po që se Kosova do të kishte të drejtë për të dërguar lëndë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, kjo gjykatë do të gjente shkelje në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

Një ditë më parë Specialja caktoi për 16 shtator datën e shpalljes së vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Paraprakisht afati ishte përmendur 20 korriku. Të katër janë në paraburgim qe 6 vjet. Shtyrjen e shpalljes së vendimit, Gjykata e arsyetoi me “lëndën voluminoze”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E sipas Hasanit, kjo do të hudhej poshtë nga Gjykata e Strasburgut, po që se Kosova do të kishte të drejtë të ankohej.

“Ka precedentë plot përfshirë Shqipërinë që ka thënë se s’kemi mjaftueshëm gjyqtarë dhe është zvarritur procesi apo lënda vëllimore. Këto s’janë elementë dhe Strasburgu 100 për qind e prish edhe thotë me e kompensu. Sepse ti e ke ditë me kohë që do të jetë pafund faqe. Është dashur të racionalizohet nga fillimi. E lëre sot përmes teknikave moderne, me inteligjencë artificiale...”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Kosova s’ka të drejtë të dërgojë lëndë në këtë gjykatë për shkak se nuk është anëtare e Këshillit të Evropës.

Hasani: Rusia vret çdo ditë civilë, ndërsa ish-krerët e UÇK-së gjykohen për raste hipotetike

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës e ka bërë, sipas tij, absurde ekzistencën e Gjykatës Speciale.

Në emisionin “Konfront” në KTV, Hasani tha se, ndërsa Rusia po shkakton çdo ditë viktima të shumta civile në Ukrainë, ish-krerët e UÇK-së po gjykohen prej gjashtë vjetësh për raste hipotetike të vrasjeve.

“Sepse sot e pamë që Rusia me dronë i ka vrarë 19 persona në mes të Kievit, çdo ditë i mbyt nga 100 persona, ndërsa këta akuzohen që gjashtë vjet për 100 raste hipotetike të vrasjeve. Çdo sanksion penal ka një qëllim. Atëherë, cilin qëllim synon ta arrijë Perëndimi duke i ndjekur penalisht liderët e një lëvizjeje çlirimtare guerile, dhe atë mbi bazën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, ka thënë Hasani.

 

Hasani: Kurti nuk e ka ndërmend ta ndajë pushtetin me askënd

15 min. më parë / 2 kor 2026 21:34
enver

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sipas tij, nuk ka interes të ndajë pushtetin me partitë e tjera politike.

Hasani tha se, sipas vlerësimit të tij, zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur mbështetje për ekipin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Ajo çfarë shihet qartë te funksionarët e lartë të VV-së është se kanë qenë pro garniturës së Lumir Abdixhikut dhe këtë nuk e kanë fshehur militantët e Kurtit. Nuk e fshehin as tash që ai është favorit për VV-në”, ka thënë Hasani.

Ai ka shtuar se, sipas tij, është gabim të besohet se Kurti synon të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër.

“Unë mendoj që nëse ka dikush iluzione në LDK se Kurti bën koalicion me dikë, është gabimi më i madh. Kurti shihet qartë se nuk ka ndërmend të ndajë pushtet me askënd. Ai do që votuesit e vet t’ua mbivendosë votuesve të opozitës”, është shprehur Hasani.

Duke komentuar deklaratat e Kurtit për cilësitë që duhet të ketë kandidati për president, Hasani i ka cilësuar ato si vlerësime subjektive.

“Kurti flet për cilësitë e kandidatëve për president. Kjo bëhet kur do me marrë dikë nuse apo burrë. Ato janë cilësi krejt subjektive”, ka deklaruar Hasani.

Hasani: Pak e besueshme që Kosova të ketë institucione të reja këtë vit

27 min. më parë / 2 kor 2026 21:22
enver hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se e sheh pak të besueshme mundësinë që Kosova të ketë institucione të reja brenda këtij viti.

Duke folur për situatën politike në vend, Hasani tha se nuk sheh përpjekje serioze për zhbllokimin e ngërçit institucional.

“Nuk ju bëhet vonë këtyre. Kurti thotë gjithë kohës që Qeveri ka, president ka, veç Kuvend nuk ka. Kuvendin e mbledhin dhe e çojnë në pushim. Kështu duket, sepse nuk ka ndonjë përpjekje”, ka thënë ai.

Hasani ka shtuar se nuk sheh përpjekje nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për të arritur një marrëveshje politike me partitë e tjera.

“Unë nuk e kam asnjë dyshim që Kurti po do që ata që kanë votuar për të, me ia mbivendosë atyre që kanë votuar për opozitën...”, ka deklaruar Hasani.