Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: T’i dalim zot vendit, t’i ndëshkojmë mashtruesit

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët nuk e pranojnë nënshtrimin ndaj mashtruesve, duke u shprehur se mashtruesit “të ndëshkohen duke refuzuar nënshtrimin”.

Ai ka shkruar në Facebook të enjten se është një situatë që duhet rreshtuar kah Kosova dhe e ardhmja e saj, derisa ka shtuar se një mendësi politike “i solli Republikës regres e sanksione”.

“Qytetari i Kosovës nuk e pranon nënshtrimin ndaj mashtruesve! Prandaj është koha që t’i dalim zot vendit, t’i ndëshkojmë mashtruesit duke refuzuar nënshtrimin dhe mashtrimin e sërishëm. Jemi në një situatë kur duhet të rreshtohemi krah Kosovës dhe të ardhmes saj për ti dhënë fund një mendësie politike e cila Republikës sonë i solli vetëm regres dhe sanksionet pas aq shumë vitesh liri e shtet”, ka thënë kreu i partisë opozitare.

Ai ka shkruar në një takim në Istog u tha se “AAK-ja kurrë nuk ka qenë më e konsoliduar”.

“Ishte konkluzion i përbashkët që Aleanca kurrë nuk ka qenë më e konsoliduar, si në aspektin organizativ e po ashtu në pozicionin e saj politik. Aleanca është e gatshme dhe e vendosur për t’i dhënë fund mashtrimit që i ka bëre vendit partia në pushtet. Kjo ndodh duke ndëshkuar mashtruesit që sot qeverisin me vendin, për të rikthyer perspektivën për një të ardhme të ndritshme dhe për t’i hapur rrugë Kosovës për integrim në NATO dhe BE”, ka thënë deputeti Haradinaj.