Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar pakon legjislative të reformës së Administratës Publike.
Kryeministri Haradinaj, i cili nga ky vit ia rriti pagën vetes e kabinetit të tij qeveritar, tha se i vjen mirë që me ligjin e ri, paga do t’i ulet vetëm atij.
Ai theksoi se duhet të tregohet guxim dhe theksoi do të ecet përpara me Ligjin për pagat, raporton KTV.
Ministri Mahir Yagcilar, ministria e të cilit ka hartuar projektligjin për nivelizimin e pagave, ka thënë se u nevojiten edhe 10 ditë kohë për t’u kompletuar pakoja e ligjeve për reformë në administratën publike.
Ndërsa, ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se ka një tendencë që realizimi i pagave të largohet nga MF-ja dhe të kalojë në ministrinë e Administratës.
Për projektligjin për paga, kërkesa kanë edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ai i drejtësisë, Abelard Tahiri.
Edhe
Me Ligjin e ri paga i ulet vetëm atij, thotë Haradinaj
Sidoqoftë, edhe në këtë mbledhje, kryeministri Ramush Haradinaj i ka lutur ministrat që të shkojnë në seancat e Kuvendit.
Derisa ka ndarë 228 mijë euro për Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së për rehabilitimin e personave në nevojë.
-
Haradinaj thotë se rritja e pagës minimale është e domosdoshme
-
Haradinaj flet për rritjen e pagave, javën e ardhshme një vendim i ri
-
Haradinaj-Hamzës: Nuk është burrni mos me marrë pagën me rritje
-
Qeveria Haradinaj sot debatoi kryesisht për pagat, qeveritarët i marrin me ngritje nga dhjetori i 2017-ës