Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të mbledhjes së Qeverisë ka folur për Ligjin për nivelizimin e pagave.
Ai tha se për të do të diskutohet javën e ardhshme.
“Sot me ministrin Yagcilar kemi pasur takime, javën që vjen do ta kemi për diskutim ligjin për paga. Sepse dëshirojmë me lan javën që vjen, do ta kemi Ligjin gati, me këtë Ligj kemi target nivelizimin e pagave dhe rritjen e pagave në disa sektor që nënkupton dhe pagën time. Por, me nivelizim nuk nënkupton ulje të pagave të gjykatësve dhe prokurorëve”, tha ai, raporton KosovaPress
Ditë më parë, ministri i Financave Bedri Hamza ka hequr dorë nga ngritja e pagës së tij, bashkë më këshilltarët që ka, e Haradinaj i ka thënë se kjo nuk tregon burrëri.
Sipas Haradinajt, ngritja e pagave për qeveritarët është e përkohshme, pra deri të miratohet Ligji për Pagat.
-
Miratohet projektligji për paga, Qeveria kthen pagat në drejtësi sikur para rritjes
-
Haradinaj e quan të pakuptimtë vendimin për ulje të pagave në qeveri
-
Ulen pagat në Qeveri, nuk preken ato në sistemin e drejtësisë
-
Qeveria Kurti shfuqizon vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për vete
-
Haradinaj thotë se rritja e pagës minimale është e domosdoshme