Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj takon kryesuesin e OSBE-së në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Haradinaj potencoi se bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së në Kosovë është në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë, në funksion të një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët dhe komunitetet.

Ambasadori Braathu nga ana e tij uroi kryeministrin Haradinaj për pozitën e re, për energjinë dhe dedikimin e tij të madh për të avancuar Kosovën, duke e siguruar se do të vazhdoj edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm