Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani në takim me Braathu: Misioni i OSBE-së i rëndësishëm për procesin e demokratizimit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit aktuale politike në vend dhe e falënderoi ambasadorin Braathu si përfaqësues të shtetit norvegjez dhe si ambasador i OSBE-së.

Ajo theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së në mbështetjen e KQZ-së dhe institucioneve të tjera në vend.

“Misioni i OSBE-së është shumë i rëndësishëm për procesin e demokratizimit”, ka thënë ajo

Sipas Osmani cilësia e procesit zgjedhor luan rol në avancimin e demokracisë në vend.

Ndërkaq ambasadori Braathu ka falënderuar Osmanin për pritjen dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së OSBE-së për institucionet e Kosovës.