Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, është zotuar se shumë shpejt do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në koordinim me grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, për të adresuar çështjen e forcimit të procesit zgjedhor dhe për të garantuar rol proaktiv të Kuvendit në rregullimin e mëtutjeshëm të procesit zgjedhor në vend.
Këtë zotim, Osmani e bëri gjatë një takimi të përbashkët shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Siç njofton Zyra për Informim e Kuvendit, në takim u diskutua lidhur me forcimin e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, përmes implementimit të rekomandimeve të nxjerra nga misionet e BE-së dhe OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.
“Në këtë takim, znj. Apostolova dhe z. Braathu kërkuan nga kryekuvendarja Osmani që të angazhohet në adresimin e këtyre rekomandimeve. Ndërkaq zonja Osmani ka ofruar mbështetje në këtë plan, duke potencuar se cilësia e procesit zgjedhor luan rol në avancimin e demokracisë në vend”, thuhet në komunikatë.
-
Osmani e Prattipati diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme
-
Osmani në takim me Braathu: Misioni i OSBE-së i rëndësishëm për procesin e demokratizimit
-
Osmani priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolovan
-
Osmani pret ambasadorët e Quintit, i informon për hapat që do t'i ndërmarrë
-
Osmani zotohet se do ta fuqizojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme