Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot mbasadorin Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE- së në Kosovë.
Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se kryeministri Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin Braathu për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja e ka dhënë për institucionet e Kosovës dhe se bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së në Kosovë është në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë, në funksion të një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët dhe komunitetet.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Jan Braathu kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Në këtë takim janë shpalosur edhe prioritetet e misionit të OSBE-së për vitin e ardhshëm, duke u dakorduar nga të dyja palët për forcimin e partneritetit.
Ambasadori Braathu e ka siguruar kryeministrin Haradinaj se do të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
-
Osmani në takim me Braathu: Misioni i OSBE-së i rëndësishëm për procesin e demokratizimit
-
OSBE do të vazhdojë përkrahjen për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt në Kosovë
-
Braathu thotë se OSBE do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën
-
Kosova e gatshme ta avancojë pozitën e komuniteteve
-
Haradinaj: Qeveria e përkushtuar për të çuar përpara agjendën për reformat në vend