Prishtinë, 18 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Agim Veliu, priti sot në takim njoftues ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike me misionin e OSBE-së në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Veliu falënderoi z. Braathu për përkrahjen që ka dhënë OSBE për MPBAP, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës dhe Akademinë për Siguri Publike, në realizmin e projekteve konkrete që kanë të bëjnë me zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Ai theksoi se Ministrinë do ta bëjë institucion të besueshëm për qytetarët e Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
Ndërsa, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, z. Braathu, theksoi se OSBE do të vazhdojë më tutje në përkrahje të institucioneve të Republikës së Kosovës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.
Në fund u dakorduan që të intensifikohen takimet për të thelluar bashkëpunimin mes Ministrisë dhe OSBE-së.
-
Veliu njofton ambasadorin e Britanisë në Kosovë për prioritetet e ministrisë
-
Turqia zotohet të thellojë bashkëpunimin me Kosovën
-
Ministri i Brendshëm mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit me Misionin e EULEX-it
-
Tahiri: Braathu ka ndihmuar pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë
-
Osmani në takim me Braathu: Misioni i OSBE-së i rëndësishëm për procesin e demokratizimit