Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Në këtë takim ministri Veliu e njoftoi Abbottin për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, funksionimin dhe organizimin e ministrisë dhe njëkohësisht e falënderoi për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar MPBAP-së, në veçanti Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit.
Ministri Veliu theksoi se prioritetet e tij janë ngritja e kapaciteteve të MPBAP-së, parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në përgjithësi dhe në veçanti bashkëpunimi ndërkombëtar.
Veliu ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e tyre përmes grupeve punese dhe ekspertëve në hartimin e akteve ligjore dhe akteve tjera që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të departamenteve tona në kuadër të ministrisë.
“Veliu u zotua se do ta thellojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të përvojave, organizimit të trajnimeve, vizitave studimore dhe marrëveshjeve të ndryshme që kanë për qëllim funskionalizimin sa më të mirë të MPBAP-së. Në anën tjetër Abbott tha se Mbretëria e Bashkuar do të jenë partnerë të Republikës së Kosovës ne fuqizimin e sundimit të ligjit dhe institucionve të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
-
Abbott: Mbretëria e Bashkuar do të jetë partnere e Kosovës në luftimin e krimit dhe forcimin e shtetit të së drejtës
-
Turqia zotohet të thellojë bashkëpunimin me Kosovën
-
Ministri i Brendshëm mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit me Misionin e EULEX-it
-
OSBE do të vazhdojë përkrahjen për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt në Kosovë
-
Bislimi i thotë Abbottit se Kosova është konstruktive në dialog