Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bislimi i thotë Abbottit se Kosova është konstruktive në dialog

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar të mërkurën me ambsadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sipas një komunikate për media bëhet e ditur se në takim u bisedua mbi situatën e sigurisë në vend, e ku u theksua dhe kontributi i kontingjentit britanik brenda KFOR-it.

Bislimi e informoi ambasadorin Abbott dhe mbi takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve dhe procesin e dialogut.

Ai theksoi se Kosova vazhdon të mbetet konstruktive e aktive në proces, e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.

“Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë një miqësi e partneritet të fuqishëm. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për takimin e frytshëm, si dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës”, thuhet në komunikatë. ​

Artikuj të ngjashëm