Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, me të cilin ka biseduar lidhur me bashkëpunimin e mirë mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë.
Me këtë rast ministri Veliu theksoi prioritet e MPBAP-së, në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, reformën në administratën publike, luftimin e të gjitha formave të krimit dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ministri Veliu u zotua se Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ta bëjë institucion transparent dhe kredibil, një institucion të besueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tonë ndërkombëtarë.
Ndërsa ambasadori Cagri Sakar shprehu përkushtimin e vendit të tij në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.
-
Veliu njofton ambasadorin e Britanisë në Kosovë për prioritetet e ministrisë
-
Kroacia konfirmon mbështetjen ndaj Kosovës
-
OSBE do të vazhdojë përkrahjen për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt në Kosovë
-
Turqia vazhdon ta mbështesë Kosovën në luftimin e korrupsionit e terrorizmit
-
Osmani takon kryediplomatin turk: Diskutuam partneritetin e fortë mes Kosovës e Turqisë