Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Braathu ka ndihmuar pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka falënderuar ambasadorin Jan Braathu për shërbimin e tij në Kosovë në krye të OSBE-së.

Ai në konferencë për media ka thënë se Braathu mbetet ndër miqtë dhe diplomatët që ka shërbyer pa asnjë kursim në Kosovë.

“Ambasadori Braathu do të mbetet një ndër miqtë dhe ndër diplomatët që ka ndihmuar pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë, dhe forcimin e partneritetit ndërkombëtar dhe shtyrjen e dialogut me komunitet”, ka thënë Tahiri, raporton Ekonomia Online. 

Ai e ka uruar Braathun për misionin e ri si shef i OSBE-së në Serbi.

Ambasadori i OSBE-së Jan Braathu është shprehur mirënjohës ndaj institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin. Derisa është shprehur i sigurt se Kosova nuk po e humb një shok, por tani do ta kenë një mik në Beograd.

"Ne kemi pyetur se çka mund të i’u ndihmojmë, këtu. Të jeni i sigurt se nuk po e humbni një shok, por do të keni një mik në Beograd", tha ai duke iu referuar zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri.