Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se siguria sot është shndërruar në sfidë globale.
Sipas tij, numri i shteteve që kanë ngritur buxhetin për siguri ka shënuar rritje enorme në dy vitet e fundit.
Ka shtuar se kërkesat që shtetet ta kenë kufirin minimal për mbrojtje 4% të GDP, jo vetëm se janë të arsyeshme, por të domosdoshme. Sipas Haradinajt, as Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim nga ky rregull.
“Projeksioni i Qeverisë në largim për katër vitet e ardhshme (2026-2029) prej 920 milionë eurosh për mbrojtje është 1,7% e GDP, që është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e SHBA dhe natyrisht i domosdoshëm edhe për Kosovën që aspiron të jetë anëtare e NATO-s”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar se Kosova edhe pse është në fazat fillestare të investimeve për mbrojtje, duhet ta përshpejtojë hapin në përmbushjen e këtij kriteri, sepse siguria dhe anëtarësimi për në NATO, mbetet synimi strategjik.
-
Polonia thotë se vendet evropiane duhet të shpenzojnë 5% të GDP-së për mbrojtje deri më 2030
-
Maqedonci: Kemi ushtri që ia bën të vështirë çdokujt që synon të na kërcënojë
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
-
Haradinaj: Gjendja me rrymën alarmante, investimi në kapacitete të reja është urgjent