Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Ne jemi të gatshëm të bëhemi anëtar i NATO-s”, ka thënë ai gjatë një vizite në Kongresin amerikan, në një takim me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions.
“Jemi krenarë për historinë tonë, për atë që kemi kaluar dhe ku jemi sot. Sot besoj se jemi gati që t’u bashkohemi SHBA-së në të gjitha angazhimet e saja globale, përfshirë anëtarësimin në NATO. Ne jemi të vogël, por NATO është aty”, ka thënë Haradinaj në një video të publikuar në Facebook.
Haradinaj po qëndron në SHBA, si i ftuar për “Lutjet e Mëngjesit”. Sipas paralajmërimit nga AAK-ja, ai do të mbajë fjalim në Capitol Hill.
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s’është në agjendën e shteteve anëtare
-
Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n
-
Entuziazëm në Kosovë, frikë në Serbi për nismën e kongresistëve amerikanë
-
Konjufca: Kosova e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit