Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka krahasuar gjendjen e sotme në Pejë me atë të pas vitit 1999.
Haradinaj ka bërë thirrje që të bëhen bashkë niveli qendror e lokal, e po ashtu edhe sektori privat që të ndihmojnë në këtë situatë.
“Sot kur po e shoh Pejën, po më duket si pas 99-s. Dëme të mëdha, gjendje e jashtëzakonshme. Është shumë e dhimbshme vdekja e nënës dhe fëmijës. Shpresoj që të mos përsëriten më këto ngjarje. {farë mund të bëjmë duhet të bëjmë. Edhe sektori privat e kompanitë është mirë të kyçen e të ndihmojnë, pasi është katastrofë natyrore. Komuna, Qeveria, të gjithë kushdo që munden me ndihmu duhet të ndihmojnë, po shihen se dëmet janë shumë të mëdha”, ka thënë Haradinaj, që ka shkuar edhe te familja e dy viktimave të së shtunës për t’i ngushëlluar.
Në vërshimet e të shtunës në Pejë, vdiqën një nënë dhe fëmija i saj pesëvjeçar.
-
Haradinaj për dëmet nga përmbytjet: Të ndahen pa vonesë fondet emergjente
-
Haradinaj për vërshimet: Urgjencë kombëtare, institucionet t’i shtojnë veprimet
-
Haradinaj mbyll fushatën: Do ta bëjmë Trumpin për vete
-
KFOR-i shpreh ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve nga përmbytjet në Pejë
-
Vërshimet në Pejë shkaktuan dëme edhe në shtëpi e biznese, priten vlerësimet zyrtare