Misioni i KFOR-it në Kosovë i ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj, që humbi dy familjarët nga vërshimet në Pejë. Në Tëitter, KFOR-i shkroi të dielën mbrëma që qëndron me njerëzit që po e përjetojnë këtë tragjedi.
“Komandanti i KFOR-it, në emër të të gjithë personelit të Misionit, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e dy qytetarëve që humbën jetën në përmbytjet e mbrëmshme në Pejë. Mendjet tona janë me njerëzit që po vuajnë nga kjo tragjedi”, thuhet në mesazh.
Një grua dhe fëmija i saj 5-vjeçar vdiqën të shtunën mbrëma nga vërshimet e shiut.
Për rastin kanë reaguar edhe institucionet e Kosovës. Ndërkohë, një pjesë e qytetit të Pejës është përfshirë nga përmbytjet e shiut, me ç’rast Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ekipe të tjera po intervenojnë.
-
Pacolli kërkon të ndihmohet financiarisht familja Ademaj në Pejë
-
Osmani: Humbja e dy qytetarëve në Pejë si pasojë e vërshimeve tronditje për gjithë Kosovën
-
Rama: Prishtina e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Pejës
-
Dy persona gjenden të vdekur në një vilë në Pejë
-
Varrosen dy viktimat që vdiqën gjatë vërshimeve në Pejë