U është dhënë lamtumira e fundit Mirsada dhe Dion Ademajt, të cilët vdiqën të shtunën në mbrëmje si pasojë e vërshimeve në Pejë.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të nivelit lokal dhe shumë qytetarë, raportoi EO.
Komuna e Pejës ka vendosur që të hënën ta shpallë ditë zie në nderim të viktimave që kanë humbur jetën të shtunën në këtë qytet si pasojë e vërshimeve.
Në vendimin që është bërë publik në faqen zyrtare të komunës në Facebook, thuhet se të gjitha angazhimet e parapara për të hënën janë pezulluar.
Artikuj të ngjashëm
-
Ditë zie sot në Pejë
-
Vërshimet në Pejë me dëme edhe në trashëgimi kulturore
-
KFOR-i shpreh ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve nga përmbytjet në Pejë
-
Nënë e bir vdesin si pasojë e vërshimeve në Pejë, familjarët kritikojnë institucionet
-
Sveçla: Që prej përkeqësimit të situatës me vërshime, të gjithë akterët janë në gatishmëri