Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ditë zie sot në Pejë

Komuna e Pejës ka vendosur që të hënën ta shpallë ditë zie në nderim të viktimave që kanë humbur jetën të shtunën në këtë qytet si pasojë e vërshimeve.

Në vendimin që është bërë publik në faqen zyrtare të komunës në Facebook, thuhet se të gjitha angazhimet e parapara për të hënën janë pezulluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirsada Ademaj dhe djali i saj, Dion Ademaj, kanë vdekur si pasojë e vërshimeve të së shtunës në Pejë.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi dhe sipas mjekëve, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Varrimi i të ndjerëve do të bëhet të hënën.