Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika ndaj Ministrisë së Arsimit, pas vendimit që edhe këtë vit të subvencionohen prindërit për t’i blerë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.
Haradinaj ka thënë se pushteti po i maltreton prindërit e nxënësit me procedura të panevojshme.
“Pushteti në vend që t'i sigurojë tekstet falas, i maltreton prindërit e nxënësit me procedura të panevojshme. Modelin e ndarjes së parave për tekste shkollore e kishin provuar vitin e shkuar dhe kishin dalë të dështuar. Pse e përsërisin dështimin prapë? Në vend që ta rrisin cilësinë në arsim e të mos mbetemi në fund të listës së PISA-s, këta sajojnë armiq imagjinarë në mesin e mësuesve e sindikatave. Në vend që t'i rrisin pagat e mësimdhënësve, merren me veprime populliste, se mos po shpërqendrohet vëmendja nga problemet reale. Por, ato po grumbullohen përditë dhe po bëhen të papërballueshme. Prandaj, numri i mësuesve dhe nxënësve që e kanë braktisur Kosovën, është alarmant. Nxënësve duhet t'u sigurohen librat falas e jo t'u komplikohet jeta me procedurat e aplikimit falas!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj: Qeveria në vend që të bëhej aleate e mësimdhënësve, i ka goditur në xhep e dinjitet
-
Abdixhiku pas vendimit të MASHTI-t: Prindërit edhe sivjet do të maltretohen
-
Haradinaj thotë se kostoja për librat është rritur për 6 milionë euro
-
Haradinaj: Kush garanton se të gjithë fëmijët i kanë tekstet shkollore
-
Kryetari i AAK-së: Kurti e Nagavci t’u kërkojnë falje prindërve