Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se tre udhëheqësit institucionalë – presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari – janë fajtorë nëse Kosova dështon të anëtarësohet në Këshill të Evropës.
Në një shkrim në Facebook, Haradinaj ka thënë se “mjerimi ka emër-udhëheqja e Kosovës”.
“Nëse humbet momentumi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre udhëheqësve institucionalë. Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari, me garancitë e dhëna përmes një letre të përbashkët, ku zotohen se Kosova do të përmbushë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe tërheqja prej fjalës së dhënë, e shkruar e zezë mbi të bardhë, janë jo vetëm humbje, por edhe goditja më e rëndë që mund t'i bëhet Kosovës në planin ndërkombëtar”, ka shkruar ai në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka deklaruar se tre liderët e Kosovës e kanë humbur besimin dhe po e shndërrojnë Kosovën në vend të izoluar.
“Udhëheqja e Kosovës me veprimet e saj, përfundimisht e ka humbur besimin, ndërkaq Kosovën e ka shndërruar në një vend që po izolohet e po ndëshkohet përditë e më shumë. Në krejt këtë situatë shqetësuese, kur po shihet qartë se vendi nuk ka as udhëheqës e as zot shtëpie, Presidentja e vendit ka vendosur të hesht dhe të na bombardojë me pamje nga ajri, të pilotimit të një helikopteri! Po mjerimi ka zbritur në tokë dhe sot më shumë se asnjëherë e ka emrin, Udhëheqja e Kosovës!” ka vazhduar ai.
Javën e ardhshme pritet të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës e në të cilën deri tash nuk është në agjendë çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova ka kaluar të gjitha fazat e tjera të anëtarësimit, ndërsa pas votimit në Asamblenë Parlamentare iu shtua edhe kushti i marrjes së hapave konkretë për Asociacionin. Qeveria e Kosovës ka refuzuar ta bëjë këtë si parakusht për anëtarësim.