Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrog Boskovic, transmeton koha.net.
Haradinaj ka falënderuar ministrin për përkrahje si dhe ka thënë se Mali i Zi na shërben në rrugën tonë për anëtarësim në Paktin veri-atlantik, përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar:
“Përvoja e Malit të Zi, si anëtar i NATO-s, na shërben në rrugën tonë të anëtarësimit në paktin veri-atlantik. Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boskovic, e falënderova për përkrahjen dhe gatishmërinë për fuqizimin e partneritetit në fushën e sigurisë, gjithmonë në funksion të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Me tranzicionin e FSK-së, Kosova po e përmbyllë arkitekturën e saj të sigurisë, si garancë për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme edhe në rajon e më gjerë.”
-
Darmanoviq-Haradinajt: Mali i Zi do t’ju mbështesë në rrugën euroatlantike
-
Takimet e ministrit malazez të Mbrojtjes me krerët shtetërorë të Kosovës
-
Thaçi e njofton ministrin e Brendshëm malazez për transformimin e FSK-së në ushtri
-
Haradinaj takohet me Markoviqin, Mali i Zi mbështet Kosovën në rrugën evropiane
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO