Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq.
Haradinaj, siç njofton kumtesa për media, e ka njoftuar ministrin Darmanoviq për zhvillimet e gjithanshme në Kosovë, përkushtimin e Qeverisë për zhvillim ekonomik, forcimin e rendit dhe ligjit, përmbushjen e agjendës së reformave evropiane, për bashkëpunimin rajonal si dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Duke vlerësuar raportet e mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, kryeministri Haradinaj tha se po punojnë me përkushtim për ndërtimin e raporteve të mira bilaterale me të gjitha vendet e rajonit, duke potencuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.
“Jemi të përkushtuar që marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen për perspektivën euroatlantike dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik të të dy vendeve tona”, tha kryeministri Haradinaj.
Në takim, është diskutuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se arritja e një marrëveshje finale ligjërisht obligative me Serbinë, që nënkupton njohjen reciproke, është në interes të dy vendeve dhe do të forconte paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, tha se Mali i Zi do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe do të vazhdojë bashkëpunimin në fusha të interesit reciprok, ndërmjet dy vendeve tona.
-
Haradinaj takohet me Markoviqin, Mali i Zi mbështet Kosovën në rrugën evropiane
-
Haradinaj priti në takim lamtumirës Kapitanoviqin: Kroacia shembull që duhet ndjekur
-
Kapitanoviq: Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Kosovën
-
Haradinaj i thotë Wilsonit se duan marrëveshje me Serbinë, po pa shkëmbim të territoreve
-
Veseli takoi kryediplomatin malazez, flasin për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve