Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të gjeneral major Ilir Konushevci, hero i kombit dhe dr. Hazir Malaj, dëshmor i Kombit.
Pas homazheve, kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë.
"Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë", shkroi kryeministri Haradinaj në librin e zisë.
Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga sot do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, ditë kjo që përkon me festën e flamurit.
Gjatë ditës së sotme nën përkujdesjen e kryeministrit Haradinaj, do të mbahet akademi përkujtimore dhe do të bëhet rivarrimi i gjeneral major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Hazir Malaj, dëshmor i Kombit.
-
Në përvjetorin e heronjve, familja e Ilir Konushevcit kërkon drejtësi për të dhe Hazir Malën
-
Haradinaj: Kthimi i trupave të Konushevcit e Malajt, mesazh se atdheun tash e mbrojmë nga këtu
-
Kronikë e KTV-së për varrimin e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
-
Nisin homazhet për Konushevcin e Malajn
-
Haradinaj: Më 27 nëntor bëhet rivarrimi i Heroit Ilir Konushevci