Në hollin e Kuvendit të Kosovës kanë nisur homazhet pranë arkivoleve të heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Homazhe ka bërë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, deputetë dhe qytetarë.
Pas tyre, homazhe kanë bërë edhe kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti me deputetë nga partia e tij.
Pas pak, për të bërë homazhe pritet të vijë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Konushevci dhe Malaj, janë vrarë më 9 maj të vitit 1998 në një pritë në fshatin Miliskajë të Bajram Currit në Shqipëri.
Pas 20 vjetësh, trupat e tyre u zhvarrosen nga Tirana, të cilët do të rivarrosën sot në varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velania” të Prishtinës.
Pas homazheve, nën patronatin e Qeverisë do të mbahet një Akademi Përkujtimore.
Trupat e Konushevcit dhe Malajt do të rivarrosen në ora 14:30.