Me nderime më të larta shtetërore janë përkujtuar heronjtë Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, foli për veprat e dy heronjve, Konushevci e Malaj, duke thënë se ata ishin ndër të parët që kontribuuan në luftën e UÇK-së, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj tha se kthimi nga Tirana në Kosovë i trupave të dy heronjve, ishte mesazh se atdheun tash do ta mbrojnë nga këtu.
Kreu i Qeverisë shtoi se falë Ilir Konushevcit ka ndodhur pranvera e luftës shqiptare më e fuqishme ndonjëherë dhe se falë mundit të Konushevcit armët e tij kishin arritur në çdo zonë të UÇK-së.
Për të nderuar veprën e dy heronjve, në mesin e shumë të pranishmëve u tha se falë luftës së Ilirit dhe sakrificës së Dr. Hazirit, Kosova sot frymon lirshëm.
Në emër të familjeve Konushevci dhe Malaj, foli vëllai i heroit Ilir Konushevci, i cili kërkoi zbardhjen e vrasjes së tyre.
Pas akademisë përkujtimore, kryeministri Haradinaj u nis për të bërë homazhe te varrezat e dy heronjve ku vendosi kurora lulesh. Por, para se të bëjë një gjë të tillë, u ul për të pushuar.
Ilir Konushevci ka qenë njëri ndër udhëheqësit kryesorë të luftës në rajonin e Llapit. Ish-presidentja Atifete Jahjaga e kishte shpallur atë Hero të Kombit në vitin 2009, në 11-vjetorin e vrasjes së tij.
Konushevci dhe Malaj u vranë më 9 maj të vitit 1998 në një pritë në fshatin Miliskajë të Bajram Currit në Shqipëri.