Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Kthimi i trupave të Konushevcit e Malajt, mesazh se atdheun tash e mbrojmë nga këtu

Në një Akademi Përkujtimore në 21-vjetorin e rënies së Heronjve të Kosovës, Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kthimi nga Tirana në Kosovë i trupave të dy heronjve, është një mesazh se atdheun tash do ta mbrojmë nga këtu.

“Kthimi i trupit të Hazir Malajt në Kosovë, bashkë me Ilir Konushevcin, është mesazh që luftën... atdheun do ta mbrojmë tash nga këtu”, tha Haradinaj gjatë kësaj akademie.

Haradinaj foli për veprat e dy heronjve, Konushevci e Malaj, duke thënë se ata ishin ndër të parët që kontribuuan në luftën e UÇK-së.