Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Halit Konushevcin, babanë e Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci.
Haradinaj me këtë rast tha se është vendosur që më 27 nëntor të këtij viti, që përkon me festën e flamurit, do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci, dhe të mjekut e bashkëluftëtarit të tij, Hazir Mala, në varrezat e dëshmorëve, në kryeqytetin e vendit, Prishtinë.
Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga nëntori i këtij viti do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, në një ceremoni që organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ilir Konushevci ishte një prej figurave të shquara dhe një prej prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
-
Qeveria kthen në Prishtinë eshtrat e heroit Ilir Konushevci
-
Në përvjetorin e heronjve, familja e Ilir Konushevcit kërkon drejtësi për të dhe Hazir Malën
-
Kronikë e KTV-së për varrimin e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
-
Haradinaj: Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi ju nderojnë përjetë
-
Nesër rivarrosen në Kosovë heronjtë Ilir Konushevci e Hazir Mala